Njëra nga çështjet më me interes që prej emërimit të Biden në Shtëpinë e Bardhë ka të bëjë edhe me sanksionet e rënda që qeveria Trump vendosi ndaj kompanive kineze më e famshmja Huawei.
Ka qenë vetë CEO dhe themeluesi i Huawei Ren Zhengfei, i cili në një dalje publike thotë se e mirëpret një telefonatë nga presidenti i ri. “Do të dëshiroja të flisja me të për zhvillim të përbashkët. Si SHBA-ja por edhe Kina kanë nevojë të zhvillojnë ekonomitë e tyre, kjo i bën mirë shoqërisë dhe ekuilibrit financiar. Nëse kapaciteti ekonomik i Huawei zhvillohet kjo do të thotë se edhe kompanitë amerikane do të shisnin më shumë, komponentë, pjesë, makineri dhe shumë asete të tjera të cilat do të zhvillonin kompanitë amerikane edhe në ekonominë kineze.”
Huawei është aktualisht në listën e zezë të kompanive të huaja të cilat nuk munden të bëjnë biznes me ato amerikane. Kjo e pengon biznesin e smartphone-ve të saj të marrin liçencën për Android nga Google. Jashtë Kinës kjo e paralizon totalisht kompaninë.
Pretendimi kryesor ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Huaweit iu desh të shiste Honor në mënyrë që të vazhdonte tregtinë me SHBA-në.
Por Zhengfei mohon pretendimet se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me biznesin e smartphonëve të Huawei.
Ndër të tjera ai e quan iPhone 12 më të mirin.”Shumë përdorues të shkallës së lartë nëpër Evropë përdorin iPhone, efektiviteti i tyre në rrjetin tonë 5G tregon se edhe ne jemi duke bërë punë të mirë.”