Një smartphone ASUS me kodin I005DA është paraqitur në testet e Geekbench, me një RAM prej 16GB, kjo fill pasi versioni me 8GB u pikas pak kohë më parë. Sipas gjasave kemi të bëjmë me ROG Phone 5.
Ai arriti 1,131 dhe 3,729 pikë respektivisht në testet single-core dhe multi-core, goxha më lartë se versioni me 8GB RAM.
Duket se smartphoni ka Android 11 dhe proçesor Snapdragon 888. Nga Geekbench nuk kemi të dhëna por nga burime të tjera besohet se ai do të vijë me një bateri 6000mAh, ekran 6.78″ AMOLED dhe lidhje 5G.
Pretendohet se ai do të vijë me karikim 65W dhe video të bëra leak tregojnë pjesën e pasme të tij me tre kamera dhe një ekran të vogël goxha tërheqës.
Ende nuk ka një datë për lançimin e tij por një teaser i muajit të shkuar pretendon se do të vijë midis mesit të marsit dhe mesit të prillit.