Xiaomi po i shkojnë punët vaj.
Gjatë eventit të prezantimit të Mi 11 kompania shfrytëzoi rastin të shfaqte me krenari se ajo tashmë është në top pesshen në 54 tregje, e treta në 36 dhe e para në 10 të tjera. E gjithë kjo ndihmuar nga rënia e Huawei sigurisht.
Me këto shifra ajo provon se është kompania me rritjen më të shpejtë në segmentin high-end, $500+.
Midis tre mujorit të katërt të 2019 dhe tre mujorit të tretë të 2020 Xiaomi investoi $1.3 bilion në kërkim dhe zhvillim. Dhe mesa duket tani po korr sukseset.
Xiaomi Mi 10 Pro qëndroi në krye të listës së kamerave nga DxOMark për 48 ditë, Mi 10 Ultra qëndroi aty për 2 muaj e gjysëm. Por edhe audio nuk mbetet prapa pasi në testet audio të DxO Mi 10 Pro ishte smartphoni më i mirë për pjesën më të madhe të 2020.
Shumë laboratorë të tjerë të kompanisë i mundësojnë asaj që të jetë në frontin kryesor edhe në lidhjen 5G, ekranet, stabiliteti i aparatit etj.