Ky vit pritet të jetë mjaft i mirë për Sony, sezoni i parë i pushimeve për konsolen e re rezultoi një sukses me mbi 4 milion njësi të shitura. Emocionit i shtohen tituj si Horizon dhe God of War të cilët janë rrugës, por kjo nuk do të thotë se nuk ka lojra fantastike që tani për t’u luajtur në PlayStation 5, ja tre përzgjedhjet tona:
Hitman 3
Seria e tretë e lojës përmbyll trilogjinë e nisur që në 2016. Ajo ka marrë kritika fantastike nga komuniteti bazuar në design-imin e niveleve, historinë e përmirësuar dhe hapësirën për t’u riluajtur. Kjo e fundit është më e rëndësishmja, pasi Hitman pavarsisht se është një lojë aksion, ajo bazohet më shumë tek zbulimi i enigmave, dhe duhet t’i kthehesh një niveli disa herë për të zbuluar mënyrat e pafundme që Agjenti 47 ka për të hequr qafe pengesat.
Ajo është e disponueshme pë PS4 dhe PS5, tek e dyta mund të luhet në 4K dhe 60fps.
Demon’s Soul
Sapo përmendet ky emër është fare e thjeshtë të të vijnë në mendje djersët e mundimit që të janë dashur për të kaluar sa e sa nivele. Edhe pse ajo e ka tashmë një pasues tek Dark Souls, loja origjinale mbetet një pikë e dobët tek fansat e saj. Versionit të 2009 iu dha jetë sërish në PS5, shumë thonë që është loja më e mirë e platformës. Ajo ka në rankim prej 92 pikësh në Metacritic dhe 9 nga 10 në GameSpot. Ri-bërja e titullit origjinal duke e respektuar atë, por me përmirësim tek dinamika, shpejtësia e lojtarit dhe përmirësimi i grafikave ka rezultuar në një sukses.
Assassin’s Creed Valhalla
Pavarsisht kritikave më të fundit Valhalla mbetet një sukses i padiskutueshëm për platformën. Ajo është loja më e madhe në këtë konsole, duhen deri në 50 orë për të plotësuar detyrën kryesore dhe ka plot gjëra të tjera vikingësh për të bërë anash.
Linja e dashuruar e Assassin’s Creed respektohet dhe pasurohet edhe më shumë tek kjo seri e titullit. Të luhet në PS5 është magji më vete, në 4K dhe 60fps.