Në përpjekje për t’i bërë lojrat më tërheqëse, Sony prezanton një sistem të ri i cili do të lehtësojë vështirësinë e bosit nëse dikush është duke u munduar së tepërmi.
Patenta e re e prezantuar nga gjigandët e videolojrave, pretendon të studiojë të dhënat e lojtarit, kohën e shpenzuar, aftësinë në lojë tentativat dhe gabimet e tij e më pas do të përshtasë nivelin e vështirësisë së një bosi. Teknologjia AI mund të funksionojë në të dy drejtimet, të vështirësohet për lojtarët që paraqiten më të avancuar dhe lehtësim për ata që nuk po ia dalin dot.
Pra jo vetëm ti si lojtar të kesh inteligjencën për të studiuar kundërshtarin, por edhe ai vetë të bëjë ndryshime të shpejta duke ardhur në nivelin tënd.
Sony thotë se ky protokoll nuk pretendon që t’i bëjë lojrat vetëm më të thjeshta, por edhe më të ri-luajtshme pasi shkalla e vështirësisë evolon bashkë me ty.
Kompania sapo e ka regjistruar patentën ndaj do të duhet goxha kohë derisa ta shohim të aplikuar.