Një analizë e kohëve të fundit mbi punët që lidhen me sektorin e teknologjisë ka zbuluar se të jesh një zhvillues Java është puna më e kënaqshme në industri e për rrjedhojë edhe më e kërkuara.
Platforma Glassdoor ka zbuluar se zhvilluesit e Java në U.S.A i jepnin punës së tyre një vlerësim prej 4.2 nga 5 sa i përket sodisafksionit që puna u jep. Edhe pse një studim në GitHub tregon se interesi për të ka rënë, më të preferuarat janë JavaScript dhe Python.
Glassdoor mori parasysh tre koefiçentë për të dalë në konkluzion; potenciali ekonomik, kënaqësia e profesionit në përgjithësi dhe vendet e lira të disponueshme në treg. Periudha e studimit zgjati nga dhjetori 2019 deri në dhjetorin e 2020-ës.
Numri i dytë si më i kërkuari është Data Scientist, duket se kompanitë sa vjen e më shumë duan të kuptojnë trendet në të dhëna bruto, në mënyrë që t’i japin formë biznesit pas tyre.
Në përmbyllje, nga 25 punët më të kërkuara në SH.B.A 15 prej tyre lidhen me IT.