E dinim që produktet Apple janë të shtrenjta, por $1.5 milion janë ca si shumë.
Në fakt nuk bëhet fjalë për inovacionin e radhës por për krejt të kundërtën, ai është një Apple I i ndërtuar nga vetë Steve Jobs dhe Steve Wozniak. Pjesë e 50 të parëve fare. Për më tepër ai është nga 6 të vetmit me kuti prej druri origjinale Byte Shop KOA dhe me motherboard të pa modifikuar. Dhe ajo që e bën edhe më të vlerësuar është fakti që është ende funksional, krejt e rrallë për gjeneratë e vetë.
Vetëm konektorët e tastierës dhe videos janë ndryshuar gjithë pjesa tjetër është origjinale. Pronari thotë se e ka marrë në 1978 në Montreal, Canada.
Apple I është produkti i parë i kompanisë i prezantuar në 1976, ai shitej për $666.66 në atë kohë sot ai vlen më shumë se $1 milion. Kujt ia kishte marrë mendja ndonjëherë.
Nëse i ke ca lekë tepër në xhep hidhi një bid në eBay.