Një smartphone është një investim serioz, sidomos kur blen një flagship e nëse e ndërron atë çdo një apo dy vjet. Por kur vjen puna për të bërë këtë ndërrim, zakonisht të vjetrin e kthejmë apo e shesim, dhe mesa duket investimi më i zgjuar është një iPhone.
Kjo sipas një raporti të fundit i cili tregon se smartphoni i Apple e ruan vlerën e vetë më mirë nga të tjerët. Një studim nga BlankMyCell konfirmon diferencën e thellë ekonomike midis iOS dhe Android.
Në tabelën e mësipërme shihet se iPhonët humbin 70% të vlerës së tyre gjatë katër viteve, në të njëjtën periudhë një Android humb më shumë se 80%.
Rënia e vlerës së një iPhoni brenda vitit është rreth 16.7% ndërsa një Android humb deri në 33.62%.
Pra nëse po konsideron të ndërrosh smartphonin, iPhone 12 është një ide e mirë.
Geek Room ju sugjeron të shihni: