Fakti që LG prezantoi një smartphone krejt të ri në CES 2021 do të thotë që ajo ende do të sjellë inovacion. Por gjatë ndërrimit të viteve shumë zhurmë po qarkullonte në lidhje me mbylljen e mundshme të biznesit të smartphonëve nga kompania, të cilat u hodhën poshtë nga kompania duke u quajtur plotësisht të rreme.
Një letër e brendshme nga CEO i kompanisë, hedh dyshime për të kundërtën.
“Kompania po konsideron të gjitha masat e mundshme, përfshi shitjen, zvogëlimin,apo tërheqjen nga biznesi i smartphonëve. Skuadra e Mobile Communications mblodhi një humbje $4.5 bilion në 5 vitet e fundit, ndërsa divizionet e tjera po paraqisnin fitime të qëndrueshme dhe duke thyer rekord pas rekordi.”
LG dërgoi vetëm 6.5 milion aparate në tremujorshin e tretë të 2020, duke zënë vetëm 2% të tregut global. Por ndërsa shitjet nuk janë fantastike arritën të sjellin produkte inovative, ndaj për hir të konkurencës shpresojmë që gjërat të mos arrijnë deri aty sa LG të dorëzohet.
“Pavarsisht ndryshimeve në kompani askush nuk do e humbasë punën” thotë një pjesë shumë e rëndësishme e letrës.