Që nga pushimet e ndërrimit të viteve, Fortinite nuk ka publikuar ndonjë përditësim madhor, kjo do të thotë se me shumë mundësi diçka e rëndësishme po punohet.
Sezoni 6 është rrugës ndaj edhe dyshimet përforcohen se diçka duhet me patjetër të ndodhë me hartën e lojës. Dhe dyshimet na i sqaron një leaker dhe dataminer i quajtur “Mang0e“, i cili ka postuar në Twitter atë që pritet të ndodhë në javët e para të 2021.
Ai ka publikuar një përditësim i cili ende nuk shfaqet në lojë që ka të bëjë me një tjetër përmbytje, por nuk bëhet e qartë nëse do preket e gjithë harta. Në foto duket Coliseumi do të mbushet me ujë.
A new variant was added for the Coliseum in 15.10, but I don’t think it’s being used in-game yet. pic.twitter.com/QBnMR97WIy
— Mang0e – Fortnite Dataminer (@Mang0e_) December 28, 2020
Traditë kjo e vjetër Romake, të cilët e mbushnin Koloseumin aktual me ujë për të inskenuar beteja të rëndësishme detare. Përveç skenografisë nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të tjera. Dhe as ky informacion nuk është plotësisht i sigurtë, por edhe nëse është deri në dalje ka planet pësojnë goxha ndryshime ndaj mbetemi në pritje.