WhatsApp është duke u lidhur në mënyrë invazive me Facebook, dhe në mënyrë që të vazhdosh të përdorësh shërbimet e saj duhet patjetër t’i japësh leje Facebook që t’i ndajë të dhënat e tua me kë t’i dojë qejfi. Për fat të mirë ka disa alternativa për ata që nuk janë dakort me gjithçka po ndodh, dhe Signal është në krye të listës me më shumë popullaritet për momentin.
Përveç faktit që sugjerohet nga Elon Musk, ndër arsyet përse duhet zgjedhur ky aplikacion është sepse ai përdor të njëjtin protokoll enkriptimi si WhatsApp, ruan privatësinë tënde dhe nuk ka të bëjë fare me Facebook e nuk do ia shesë askujt të dhënat e tua. Signal është një platformë open-source e cila varet nga donacionet për mirëmbajtjen, zhvillimin, shërbimet dhe trafikun.
Bisedat një me një apo në grup shkëmbejnë gjithë mediat që WhatsApp shkëmben, e gjithashtu ofron video e audio telefonata.
Pika më e vështirë në këtë mes ka të bëjë me bindjen e familjarëve apo miqve që të kalojnë në Signal. Nëse zgjedhja është bërë aplikacioni ofron një mënyrë fare të thjeshtë për të transferuar grupet nga njëri aplikacion në tjetrin.
1. Së pari shkarko dhe instalo aplikacionin në Android-in apo iPhone-in tënd.
2. Hape atë dhe shko tek menuja me tre pika e nga aty zgjidh “New Group“
3. Do të të duhet të paktën një kontakt që të nisësh grupin ndaj shto dikë që e ka signal.
4. Shtyp shigjetën për të vazhduar, jepi një emër grupit dhe trokit mbi “Create“
5. Tek grupi i ri futu tek menuja me tre pikat dhe shko tek “Group Settings“
6. Kliko tek “Group Link”
7. Aktivizoje “Group Link“
8. Trokit mbi “Share” dhe më pas “Copy” për të marrë kopjen unike të grupit tënd
Pasi të kesh kopjuar linkun tënd mjafton të shkosh tek grupi i WhatsApp-it dhe t’a ndash atë me të tjerët, kush dështiron të bëhet pjesë mundet tashmë me vetëm një klik.