Dhuratat nga shefi i zyrës për punonjësit e vetë janë diçka mjaft e zakonshme, sidomos në periudhë festash, qëllimi është krejt human, qoftë shpërblyes qoftë stimulues. Por në kohën kur teknologjia ofron gjithfarë lloj strumentesh observimi abuzimi është fare i lehtë.
Shembulli më i fundit ka ndodhur në Hangzhou, Kinë, ku shefi i një kompanie u kish dhuruar për festa punonjësve të zyrës së tij nga një jastëk i cili mund të monitoronte rrahjet e zemrës apo qëndrimin ulur për gjatë në tryezën e punës. Ajo që nuk dinin punonjësit është se edhe vetë shefi kishte akses në këto të dhëna, duke monitoruar kështu edhe kohën e qëndrimit përpara kompiuterit.
Këtë zbulim e bëri një punonjëse të cilës gjatë një dite pune i janë afruar kolegët nga sektori i burimeve njerzore dhe e kanë pyetur pse nuk ishte në tavolinë prej një kohe të caktuar. Edhe pse ka disa nivele të kërkimit të llogarisë, ky lloj survejimi kalon çdo nivel etike pune dhe ndërhyn në mënyrë direkte në privatësinë e vartësit.
Pra ka edhe kështu, kali i trojës mund të fshihet aty ku nuk ta merr mendja, ndaj kujdes.