Ndoshta nuk krijon dot një kundërshtar të denjë, por kjo nuk do të thotë që Google nuk mund të marrë një copë nga suksesi i TikTok dhe Instagram.
Short Videos do të jetë një funksion i ri i cili do mundësojë që të kërkosh në Google një video të caktuar nga njëra nga platformat e mësipërme pa qenë nevoja të hapësh apllikacionin selektiv. Mësohet se klipet do mund të kërkohen duke futur fjalë kyçe të thjeshta, rezultatet do të shfaqen në thumbnails.
Kështu nëse të ka ngelur fiksim një video e caktuar por nuk e mban mend ku e ke parë, do të kesh një motorr kërkimi në dispozicion për të të ndihmuar.
Detaje të tjera ende nuk ka, shërbimi do të jetë i mundshëm nëpërmjet browserit ose aplikacionit Google në iOS dhe Android. Për momentin është në fazë testimi.