Gati çdo gjë është marrë vesh për Galaxy S21 i cili pritet të shfaqet zyrtarisht në 14 janar 2021. E megjithatë vazhdojmë të mrekullohemi nga stili i kësaj gjenerate, të cilën e shohim edhe mëqartë në pamje jo virtuale, por në foto reale.
Pamje të Galaxy S21+ në ngjyrë Phantom Violet po qarkullojnë në rrjet. Ato paraqesin më qartë zgjedhjet e bëra tek kjo seri Galaxy S nga ekrani i sheshtë, korniza ekstrem e hollë deri tek gunga e re e kamerës.
Jo kamera nën ekran nuk do të jetë prezente tek ky Galaxy, pavarsisht se Samsung raportohet të jetë duke shqyrtuar metoda për implementimin e saj. Megjithatë prerja Infinity-O selfie camera paraqitet mjaft e vogël. Në rrjedhjen e informacionit theksohet se ky nuk është produkt i destinuar për shitje, këtë e kuptojmë, disa elemente funksionale së brendshmi i mungojnë, por designi ama do të jetë ky.