Ndërsa ne përpiqemi të kuptojmë si funksionon ai boti me inteligjencë artificiale në një faqje blerjesh online, SH.B.A piloton avionët e ushtrisë me A.I.
Algoritmi µZero kaloi miliona stimulime derisa arriti të bashkë-pilotonte një avion spiun U-2 mbi Kaliforni më 15 dhjetor.
“Ky algoritëm, i cili është i pathyeshëm në shah, GO dhe madje dominon shumë videolojra pa ditur rregullat më parë, u trajnua për të operuar këtë lloj avioni. Megjithatë autoriteti vendim marrës ishte e komandantit të misionit, në atë skuadër njeri-makineri..” U shpreh për mediat Dr Will Roper nga US Air Force. Ai beson se integrimi i inteligjencës artificiale është thelbësor në mbajtjen e epërsisë në luftrat dhe rreziqet potenciale. Duke e përmbyllur me faktin se lufta mes algoritmeve sapo ka filluar.
US Department of Defence nga ana tjetër deklaron planin për të adoptuar principe etike, në mënyrë që të shtrojë bazamentin e përdorimit të saj në luftë. Këto principe duhet të jenë brenda normave të “gjykimit dhe kujdesit” por ndërkohë këto sisteme inteligjente duhet të jenë plotësisht të gjurmueshme dhe të menaxhueshme.
Çështje delikate kjo, territor i pashkelur. Në mënyrë të pashmangshme bota po shkon drejt automatizimit të gjithçkaje, por përfshirja e një krijese pa ndjenja e ndërgjegje por me avantazhe të mbinatyrshme do i bëjë luftrat vetëm më të përgjakshme. Gjë të cilën një botë moderne nuk e dëshiron aspak.