Pandemia e distancimi social vijojnë të jenë në fuqi, ndaj edhe dashurinë e festave duhet ta ndajmë kryesisht në mënyrë digjitale. Stickerat e WhatsApp janë nga alternativat më të mira për t’i dhënë më shumë shpirt festës, ndaj për të përditësuar librarinë tënde ndiq këto hapa:
1. Hap WhatsApp dhe zgjidh bisedën ku do i dërgosh ato.
2. Shtyp emojin në të majtë sipër tastierës, e nga aty zgjidh ikonën e tretë.
3. Nëse asgjë nga stickerat që ke aty nuk të pëlqen shtyp “+” djathtas.
4. WhatsApp do të të shfaqë një sërë koleksionesh, nëse as këto nuk të bindin jepi lart dhe shko në fund të listës e trokit mbi “Get More Stickers“
5. Normalisht duhet të jesh tek dyqani i aplikacioneve në varësi të OS tënd.
6. Nga këtu mund të zgjedhësh njërën prej pakove të listuara, ose në rastin tonë kutisë së kërkimit sipër t’i shtosh “christmas“
7. Shkarko pakon, instaloje e rikthehu tek biseda tashmë e përditësuar me stickers të rinj.
Por nëse asgjë nga pakot e gatshme nuk të bind mundesh fare mirë të krijosh të tuaj duke shkarkuar një “Sticker Maker” çfarëdo.
Më pas shko në browser dhe gjej figurat që do dhe hapi ato nga sticker maker-i yt. Modifikoji, jepi pakos tënde një emërtim dhe kliko mbi “Publish Sticker Pack” e futu në WhatsApp nga ku do i gjesh stickerat e tu të personalizuar.