Nuk je vetëm ti dhe nuk e ka fajin smartphoni yt, epo pjesërisht të paktën. Faji i tij i vetëm është sistemi operativ, nëse ke një Android me shumë mundësi ke hasur në probleme këto kohë.
Përdorues të shumtë janë duke u përballur me pengesa të shumta, kryesisht videot e IGTV, por edhe ngarkimi i materialeve të reja i shkaktojnë aplikacionit që të mbyllet. Tabela “Instagram stopped working” u ka dalë shumë vetave këto kohë, dhe një mbyllje e ri-hapje shpesh herë nuk e zgjidh problemin duke bërë që aplikacioni të ndalet sërish.
Problemi është goxha i shpërndarë, pasi raportues nga e gjithë bota kanë ngritur shqetësimin e janë ankuar. Faqja Down Detector e cila merret me raportimin e shërbimeve ka krijuar një grafik i cili tregon për një krizë globale e cila ka nisur që në 16 dhjetor.
Ende asnjë reagim nga Instagram, dhe ende asgjë nuk dihet për shkakun e problemit e aq më pak për rregullimin e tij.