Bitcoin kthehet përsëri, në fakt nuk kishte shkuar askund, vetëm muajin e shkuar ajo arriti limitin prej $20,000. Ndërsa për momentin që po flasim shkëmbimi në exhange-n e Bitstamp nga Luxembourg arrin një tjetër rritje prej $20,440 duke shënuar kështu një rritje prej 200% gjatë 12 muajve të fundit.
Në kushtet e karantinave kudo nëpër botë qeveritë sa vjen e më shumë po investojnë në Bitcoin për të mbajtur inflacionin ulët, por interesi institucional përkthehet në siguri, e për rrjedhojë më shumë investime.
Kompania e inteligjencës së biznesit nga U.S.A MicroStrategy ka shtuar në thesarin e komapanisë $500 milion vlerë Bitcoin brenda këtij viti, ndërsa PayPal sjell mundësinë për të paguar e shpenzuar në monedhën digjitale.
Edhe pse historia flet jo fort mirë për ata që blejnë në vazhdën e rritjes së shpejtë, Bitcoin tashmë e ka stabilizuar veten si një njësi e besueshme.