Një tjetër shashkë e Trump shuhet pasi një tjetër gjykatës federal ka lëshuar një urdhër paraprak i cili duhet të ndalojë Departamentin Tregtar të USA nga bllokimi i transaksioneve të TikTok.
Urdhri i 6 gushtit nga qeveria Trump ndalonte biznesin midis kompanive amerikane dhe kompanive nënë të TikTok dhe WeChat respektivisht ByteDance dhe Tencent. Urdhri erdhi u zbatua në fuqinë e Aktit për Pushtet të Emergjencave Ekonomike Internacionale, duke e i cilësuar kompanitë e mësipërme si një rrezik për kombin.
Gjykatësi Carl Nichols tha se “qeveria i ka shkuar përtej pushtetit të APEEI“. Nichols pati bërë diçka të ngjashme edhe në 27 shtator, çka i lejoi përdoruesve që të vazhdonin të shkarkonin aplikacionet në USA.
Një tjetër gjykatës federal nga Pennsylvania ndaloi mbylljen e TikTok në 30 tetor prej një padie të ngritur nga tre krijues të platformës.
E praktikisht marrdhënia vazhdon të jetë e nderë, me aplikacionet që vazhdojnë të operojnë dhe administrata Trump vazhdon me pretendimet e saja pavarsisht mungesës së parqaitjes së provave inkriminuese. 4 dhjetori ishte afati i fundit për një akord të pranueshëm. Trump pati dhënë një aprovim paraprak për një marrveshje të mundshme midis ByteDance dhe Oracle e Walmart edhe pse adresimi i shqetësimeve të sigurisë mbetej i paqartë.