Planet për të stabilizuar të ardhmen sipas Elon Musk vazhdojnë më tej, teksa kompania e transportit nëntokësor publikon pamjet e para të stacionit të pasagjerëve të Boring Company.
Tunelet e kompanisë do të shtrihen fillimisht nën qytetin e Las Vegasit, nga ku automjetet autonome do të udhëtojnë në shpejtësi të larta nga njëri stacion në tjetrin. Kompania po paguan $50 milion për këtë sistem i cili fillimisht do të lidhë Las Vegas Convention Center me kazinotë e qytetit.
Lançimi i sistemit pritej të ndodhte në janar përpara CES 2021, por konventa u anullua për shkak të pandemisë. Pak përpara premiere kompania ka ndarë një video të një stacioni me një ambient futuristik. Në të duken shkallët lëvizëse nga do të vijnë pasagjerët si dhe disa Tesla në pritje.
Tunnel Rave pic.twitter.com/d3JKOIAsy7
— The Boring Company (@boringcompany) December 4, 2020