Instagrami është tashmë platforma kryesore influencuese e shoqërisë ku jetojmë. Strumentat që u jep krijuesve janë goxha diverse, ndër më të përdorurat është edhe dalja Live. Dalje e cila për të shtuar më shumë diversitet lejon që krijuesi i eventit të shtojë një bashkëbisedues.
E në periudhë Covidi ku çdo platformë video komunikimi përpiqet të zgjerojë numrin e pjesmarrësve Instagram nuk mund të mbetej vetëm.
Quhet Live Rooms dhe për fat të mirë nuk lidhet me Rooms që përdorin të gjitha nën-platformat e Facebook. Opsioni i ri do të lejojë që të shtohen edhe dy përdorues shtesë duke e çuar kështu numrin maksimal në katër.
Për momentin funksioni i ri po testohet në Indi dhe Indonezi, e nuk është e qartë ende kur do të nisi të përhapet globalisht.
Limiti prej katër përdorues është absolutisht pozitiv, kjo do të sjellë për vetë opsionin më shumë kontent, më shumë opinione më shumë mundësi.