Koha të marrim dozën e zakonshme të qejfit me AR, kësaj radhe me dinosaurët e një enti gjigand si National Geographics.
Opsioni është disponibël në Instagram si filtër. Ndaj futu në aplikacion hap kamerën e tij dhe rrëshkit djathtas për të gjetur filtrat dhe kërko “Deinonychus,” “Spinosaurus” ose “Yi Qi.”
Krijesat janë në fakt pjesë e zbulimeve të reja shkencore të gjitha të paraqitura në Reimagining Dinosaurs e publikuar së fundmi në revistën e National Geographics.
Profili i kësaj të fundit vazhdon të rritet, teksa interesi i ndjekësve numëron 146 milion në total. Tek e fundit mbeten programe të cilat na kanë shoqëruar që në fëmijëri, është bukur të shohësh se kontent i tillë gjen mënyrën si të ecë me kohën për të qëndruar relevant.