Smartphoni i Oppo, konceptet e TCL dhe televizori ekstravagant i LG na konfirmojnë se ekranet me zgjatje apo të rrotullueshëm janë trendi i radhës pas atyre me palosje. U bë e ditur pak kohë më parë se LG ka regjistruar një patentë për një smartphone me këtë teknologji, e tani marrim vesh se është duke u konsideruar edhe një laptop.
Patenta e re tregon një ekan 17″ i cili del nga tastiera, përmasa e tij mund të modifikohet nga 13″ e më lart. Duket se edhe tastiera me track-padin mund të palosen me njera tjetrën, për të marrë sa më pak hapësirë. Koncepti duket mjaft interesant, i zbatuar duhet të jetë diçka për t’u soditur.
Kujtojmë se si çdo patentë, as kjo nuk është e sigurt nëse konkretizohet ndonjëherë. Por është padyshim bukur të dëshmosh trendet e reja dhe drejtimet që design-i i aparateve teknologjike po merr.