November 27, 2020

Oppo do të prezantojë një smartphone me ekran që zgjatet

Vlerëso këtë lajm
(3 votes)
Oppo do të prezantojë një smartphone me ekran që zgjatet

Inno Day është eventi ku Oppo, prodhuesi i 5-të i smartphonëve në botë, shfaq teknologjinë e saj të re si dhe të ardhmen e saj. Eventi i 17 nëntorit (nesër) u ngacmua pak me zbulimin e një palë syzeve AR, por sot Oppo ka ndarë një foto e cila lë të kuptohet se do të shohim për herë të parë një ekran të zgjatueshëm.

"Ekran i madh? Ekran i vogël? Ekran pa kufij? Në të ardhmensmartphoni yt do të zgjatet lirshëm!" Shkruhet në postimin në Weibo të kompanisë, e bashkë me të shfaqet një foto e një ekrani me njërën anë të lakuar e anën tjetër pa kufi. 

Oppo Rollable Phone

 

Oppo nuk ka ndarë më shumë, shpresojmë që të shohim një aparat funksional, e jo një koncept si ai i TCL më herët në fillim të vitit.

Nga eventi i nesërm priten jo vetëm detaje të mekanizmit por edhe të sistemit operativ dhe përshtatjes së aplikacioneve me të.

LG është përfolur gjithashtu për një smartphone të tillë, gjatë lançimit të Wing ajo ngacmoi idenë e një ekrani të zgjatueshëm, i cili pritet të vijë në mars 2021. 

E ardhmja duket se po shkon në këtë drejtim, Oppo si gjithmonë paraqitet sypatrembur të eksperimentojë.

Update (17.11): Këto janë pamjet e para të Oppo X 2021:

 

 

Monday, 16 November 2020 21:28 Last modified on Tuesday, 17 November 2020 14:24

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo