Një karantinë e plotë dhe një tjetër më e lehtë aktualisht dhe kjo pandemi ende nuk di të ikë. Distancimi social theksohet edhe më shumë ndërsa shifrat vijojnë rritjen drastike.
Kjo mënyrë e re jetese po na largon nga mjaft aspekte të jetës normale, një nga më të preferuarat; shikimi i filmave në grup.
Facebook sikundër edhe lajmëroi pak muaj më parë ka sjellë më në fund “Watch Together“. Një mënyrë për të parë ndoshta endo jo filma, por video dhe materiale që ndodhen në platformat e veta.
Aktualisht opsioni është i disponueshëm në Instagram dhe Messenger. Për ta aktivizuar atë së pari duhet të bësh një videotelefonatë dhe më pas të ndani në kohë reale fotot e videot që dëshironi të shihni ti së bashku me pjesmarrësit e telefonatës.
Për Instagram, pasi të jesh në videocall gjej butonin Menu e nga aty “Watch Together“.
Për Messenger gjatë telefonatës, rrëshkite gishtin për lart derisa të hapet menuja, e përsëri aty do të gjesh “Watch Together“.
Sigurisht kjo nuk do të zëvendësojë kurrë dërgimin e memeve njëri tjetrit, ai është element i shenjtë në shoqëri, por pak kohë bashkë në kushte digjitale nuk janë ide e keqe.
Shikim të këndshëm.