Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
    11 Tetor, 2025
    Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent
    11 Tetor, 2025
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
    11 Tetor, 2025
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Unboxing Galaxy S20 FE, një smartphone i mbushur me veçoritë e preferuara të fansave
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Unboxing Galaxy S20 FE, një smartphone i mbushur me veçoritë e preferuara të fansave
Mobile

Unboxing Galaxy S20 FE, një smartphone i mbushur me veçoritë e preferuara të fansave

Last updated: 20 Nëntor, 2020 12:26 am
Ndaj
8 Min lexim

Ideja e një produkti që përmban vetëm ato karakteristika që përdoruesit e vërtetë vlerësojnë, tingullon më shumë si një produkt që mund ta merrni vetëm përmes një personalizimi, por me lançimin e Galaxy S20 Fan Edition (FE), Samsung e ka bërë këtë ide një realitet.

Me veçoritë, opsionet dhe ngjyrat e preferuara të fansave, Galaxy S20 FE u krijua duke marrë parasysh preferencat e përdoruesve të mbledhura në fillim të fazës së planifikimit të produktit nga komuniteti i Anëtarëve Samsung në të gjithë botën. Galaxy S20 FE sjell përvojën inovative celulare, karakteristikë të gamës kryesore të Galaxy, për një audiencë më të gjerë. I pajisur me një ekran super të lëmuar, kamerë me fuqi AI, bateri me kapacitet të madh dhe një dizajn premium të sofistikuar, Galaxy S20 FE u ofron përdoruesve një përvojë premium që nga momenti kur nxirret nga kutia.

Geek Room i hodhi një vështrim brenda kutisë për të parë se çfarë ka për t’u ofruar përdoruesve Galaxy S20 FE.

 

 

Përshtypjet e para: Pamje me ngjyra, ndjenjë luksoze

Këto ditë, ne përdorim smartphone për pothuajse gjithçka që bëjmë, nga komunikimi, te puna, te argëtimi. Ata janë bërë një pjesë thelbësore e jetesës sonë moderne, veçanërisht për brezin ‘Millennials’ dhe ‘Generation Z’, për të cilët smartphone-t kanë qenë prej kohësh një pajisje për të shprehur personalitetin e tyre.

I rilindur për adhuruesit, Galaxy S20 FE vjen në një kuti të bardhë. “S20” i madh që prek pjesën e sipërme përputhet me ngjyrën e telefonit brenda që është një detaj i veçantë. Me ta nxjerrë nga kutia, ju do të takoheni me një përzgjedhje të thjeshtë të aksesorëve: vetëm celularin, një përshtatës karikimi dhe kablli i tij.

I gjithë formacioni i pajisjeve Galaxy S20 FE është dizajnuar bazuar në preferencat e ngjyrave të fansave. ‘Cloud Lavender’ dhe ‘Cloud Mint’ janë ngjyra më të buta, pastel, ndërsa ‘Cloud Navy’ dhe ‘Cloud White’ janë ngjyra shik dhe minimaliste. Kurse ‘Cloud Red’ është një ngjyrë e ngrohtë, që bie në sy. Pesë tonalitetet e ndryshme të ngjyrave ofrojnë një gamë më të gjerë opsionesh për përdoruesit që duan që telefonat e tyre të pasqyrojnë personalitetet e tyre.

Pjesa e pasme e Galaxy S20 FE ka një teksturë ‘Haze’ (të mjegullt) për një ndjesi mat dhe luksoze. Kjo minimizon gjithashtu shenjat e gishtërinjve dhe njollat dhe do të ndryshojë pak tonalitetin në varësi të këndit që po mbahet dhe burimit të dritës për një efekt delikat. Materiali prej çeliku i aplikuar në anë ndryshon sipas ngjyrës së pajisjes që keni zgjedhur. Për të siguruar qëndrueshmërinë, të dyja anët e pajisjes dhe kamera kanë të njëjtin material, për një rezultat premium.

Një nga përfitimet më të mëdha të Galaxy S20 FE është se mund t’ju bëjë të dalloheni edhe nëse nuk keni veshur asnjë aksesor. Thjesht rrëshqiteni atë në xhepin tuaj dhe pajisja, së bashku me ngjyrën e zgjedhjes suaj, do jua përmirësojë pamjen tërësisht. Ne ju rekomandojmë përdorimin e një kase transparente sigurie, për të shfaqur anën e prapme të pajisjes kur bëni selfie, për ta shijuar sa më shumë ngjyrën që keni zgjedhur.

DSCF1031-1024x734.jpeg

Ekrani: Me performancë të lartë dhe që reagon lehtë, për argëtim pa ndërprerje

Kur bëhet fjalë për të shijuar përmbajtje gjithëpërfshirëse në një smartphone, një ekran me cilësi të lartë është thelbësor. Galaxy S20 FE është pajisur me një ekran të sheshtë Infinity-O Super AMOLED, i cili vërtet tregon aftësitë e tij kur përdoret për argëtim ose video-biseda falë madhësisë së tij të gjerë.

Dizajni pa korniza i ekranit të plotë të Galaxy S20 FE është mjaft tërheqës. Për më shumë hapsirë në ekran, diametri i kamerës së përparme është ulur në 3.34 mm – më i vogli midis të gjitha modeleve aktual të Galaxy. Për më tepër, shpejtësia e rifreskimit të Galaxy S20 FE 120 Hz, një nga më të lartat në industri, siguron një përvojë pa probleme dhe fluide kur jeni duke naviguar në internet, në mediat sociale dhe duke transmetuar video.

 

Kamera: Një kamera e fuqishme e përparme dhe aftësi mjeshtërore gjatë natës

Galaxy S20 FE i drejtohet veçanërisht atyre përdoruesve të brezit ‘Millennial’ dhe ‘Gen Z’ që kënaqen duke bërë selfie dhe video-biseda. Kamera e fuqishme 32 mega-pixel (MP) e përparme përmban teknologji tetra-binning, e cila kombinon katër piksele në një për të siguruar selfie të mprehta dhe të gjalla në çdo kohë, kudo.

Tashmë, jetojmë në epokën e ‘mediave personale’, ku një person mund të marrë përsipër çdo pjesë të procesit të prodhimit të medias, nga regjistrimi deri te redaktimi. Një nga avantazhet më të mëdha të Galaxy S20 FE është se kamera e tij e përparme është e aftë të kapë video me rezolucion UHD (3,840 x 2,160). Ju gjithashtu mund të siguroheni që videot tuaja janë elegante duke monitoruar ekranin gjatë regjistrimit, gjë që është një përfitim i madh për ata që marrin pjesë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Për më tepër, lentet e trefishta të kamerës në pjesën e pasme përmbajnë një kamera 12 MP kryesore, kamera 12 MP Ultra Wide  dhe një kamera 8 MP telefoto. Galaxy S20 FE përmban sensorin më të madh të imazhit me pikselë të dyfishtë nga të gjitha pajisjet aktuale të serisë Galaxy, duke ju ndihmuar të bëni fotografitë më të gjalla të mundshme në mjedise me dritë të ulët. Në të njëjtën mënyrë që sytë e njeriut përqendrohen në kushtet e ndriçimit gjatë natës, sensori i dyfishtë mpreh fokusin e kamerës për të zvogëluar çdo shkëlqim verbues ose zhurmë, duke ju ndihmuar të kapni kujtime të gjalla edhe në errësirë.

Nëse dëshironi të kapni një objekt të largët sikur të jetë para jush me Galaxy S20 FE, mund të përdorni tiparin Space Zoom. Space Zoom ju lejon të bëni fotografi me zoom optik deri në 3x pa dëmtuar cilësinë e fotos dhe zoom me rezolucion super deri në 30 herë.

 gsmarena_001_3.jpg

Performanca: Një telefon i Aftë të Përballojë Ritmin Tuaj

Numri i gjërave që mund të bëjmë me celularët tanë inteligjentë këto ditë vazhdon të rritet. Nëse jeni duke transmetuar video ose duke luajtur lojëra, Galaxy S20 FE është në gjendje t’ju ofrojë një përvojë pa të meta, të qetë dhe të fuqishme, falë lidhjes së tij të shpejtë dhe procesorit Qualcomm Snapdragon 865.

Nuk ka asgjë më të keqe sesa një njoftimi i baterisë së ulët nga telefoni juaj pikërisht kur duhet ta përdorni më së shumti. Galaxy S20 FE është i pajisur me një bateri të fuqishme 4,500 mAh që ju siguron performancë të fuqishme të pajisjes gjatë gjithë ditës.

Një produkt zbulon vlerën e tij të vërtetë vetëm kur përdoret. I ndërtuar në bashkëpunim me adhuruesit, Galaxy S20 FE u paraqet përdoruesve një larmi karakteristikash që funksionojnë ashtu siç do të funksiononin në modelet e tjera ekskluzive të Galaxy. Duke ecur përpara, Samsung do të vazhdojë të ofrojë një gamë të diferencuar të pajisjeve që i vendos fansat në qendër të çdo pjese të procesit të zhvillimit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shefi i PlayStation thotë se PS5 mund të kishte kushtuar $1000
Tjetra Si arriti një kompani e panjohur si Realme të shesë 50 milion smartphona në gati dy vjet

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
Science
11 Tetor, 2025
Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
Gaming
11 Tetor, 2025
Tashmë ju mund të luani lojërat e Netflix në TV
Entertainment
11 Tetor, 2025
Epirus dhe GDLS prezantojnë robotin me mikrovalë që shkatërron dronët në pak sekonda
Tech
11 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Android 11 mbërrin zyrtarisht dhe jo vetëm për Pixel

8 Shtator, 2020
Mobile

Përdoruesit e Pixel 8 Pro do të jenë në gjendje të masin temperaturën e tyre trupore pas përditësimit të ri

26 Janar, 2024
Mobile

Oppo prezanton zyrtarisht smartphone-in midrange Reno 8 Pro

21 Korrik, 2022
Mobile

Samsung tregon se po punon për të krijuar një proçesor unik për smartphone-t Galaxy

7 Prill, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?