Inno Day është eventi ku Oppo, prodhuesi i 5-të i smartphonëve në botë, shfaq teknologjinë e saj të re si dhe të ardhmen e saj. Eventi i 17 nëntorit (nesër) u ngacmua pak me zbulimin e një palë syzeve AR, por sot Oppo ka ndarë një foto e cila lë të kuptohet se do të shohim për herë të parë një ekran të zgjatueshëm.
“Ekran i madh? Ekran i vogël? Ekran pa kufij? Në të ardhmen, smartphoni yt do të zgjatet lirshëm!” Shkruhet në postimin në Weibo të kompanisë, e bashkë me të shfaqet një foto e një ekrani me njërën anë të lakuar e anën tjetër pa kufi.
Oppo nuk ka ndarë më shumë, shpresojmë që të shohim një aparat funksional, e jo një koncept si ai i TCL më herët në fillim të vitit.
Nga eventi i nesërm priten jo vetëm detaje të mekanizmit por edhe të sistemit operativ dhe përshtatjes së aplikacioneve me të.
LG është përfolur gjithashtu për një smartphone të tillë, gjatë lançimit të Wing ajo ngacmoi idenë e një ekrani të zgjatueshëm, i cili pritet të vijë në mars 2021.
E ardhmja duket se po shkon në këtë drejtim, Oppo si gjithmonë paraqitet sypatrembur të eksperimentojë.
Update (17.11): Këto janë pamjet e para të Oppo X 2021: