Versioni më i fundit i macOS ka dalë, ai quhet Big Sur dhe mund të shkarkohet që tani nëse ke një Mac të përshtatshëm.
Ky version i sistemit operativ është ndër përditësimet më të mëdhaja në software e laptopëve dhe desktopëve të Apple.
Gjithçka është ndryshe nga kreu deri poshtë, ikona të reja, një qendër kontrolli e re me UI të marrë nga iOS, widgets etj.
Apple ka shtuar edhe disa opsione të përqëndruara tek privatsia. Përfshi mbledhje më të mirë informacioni në Safari dhe mbledhe të dhënash nga çdo aplikacion që shkarkon nga App Store.
Përveç laptopëve të rinj me proçesorin M1 ai do të jetë i disponueshëm edhe për këta kompiuterë:
-MacBook (2015 – 2020)
-MacBook Air (2013 – 2020)
-MacBook Pro (late 2013 – 2020)
-Mac mini (2014 – 2020)
-iMac (2014 – 2020)
-iMac Pro (2017 – 2020)
-Mac Pro (2013 – 2020)