Krejt e pritshme që jo gjithçka të funksionojë perfekt në daljen e parë të një gjenerate të re aparatesh. Me kalimin e kohës përditësimet sjellin gjithçka nevojitet për maksimumin e eksperiencës.
Pak e komplikuar situata e PlayStation 5 të cilës i mungon rezolucioni 1440p dhe një browser për navigim në rrjet.
Gjatë një interviste për mediat japoneze, drejtuesit e Sony kanë adresuar këto dy çështje.
Ndryshe nga Xbox Series X dhe Series S konolja e re e Sony nuk do të ofrojë output 1440p. Kjo me shumë gjasa do të jetë e përkohëshme, pasi sipas Hideaki Nishino, kompania u përqëndrua fillimisht tek suporti për televizorët duke e fiksuar rezolucionin në 1080p. Por nuk ka asnjë arsye teknike që ai të mos rritet në të ardhmen, me shumë mundësi do të vijë në formën e përditësimit së shpejti.
Tradita e PS3 dhe PS4 thyhet këtë gjeneratë pasi nuk do të ketë një browser në sistem, dhe duket se nuk e kanë në plan ta shtojnë.
Sipas kompanisë përveç disa funksioneve të lidhjes në rrjet, asnjë funksion tjetër nuk u duket aq esencial sa të shtojnë një shfletues të dedikuar. Ndaj koha kur shihnim ndonjë film në PS mund të jetë zhdukur. Ose ndoshta do të bazohemi tek browser jo zyrtarë.