WhatsApp ka sjellë ndryshime tek strumenti i menaxhimit të hapsirës. Duke e bërë më të detajuar përzgjedhjen e materialeve që kanë marrë më shumë hapsirë dhe fshirjen e tyre. Përditësimi do të shtrihet globalisht përgjatë kësaj jave.
Nga brenda aplikacionit, nëse shkon tek Settings> Storage and Data> Manage Storage, do ta gjesh veten në sektorin e menaxhimit të hapsirave të okupuara nga WhatsApp. Për momentin aty thjesht renditen të gjitha chat-et e disponueshme dhe memorien e zënë, numrin e mesazheve, fotove, GIF-eve e videove në secilin prej tyre.
Por kjo nuk të jep mundësinë të shfletosh mes këtyre materialeve. Përditësimi i ri do të bëjë pikërisht këtë.
Nëse nga një grup i caktuar nuk do të fshish gjithçka por vetëm disa materiale, përditësimi i ri do të të lejojë t’i përzgjedhësh.
Strumenti i ri do t’i paraqisë materialet me një thumbnail e të ndara edhe në grupe të reja si “materiale më të mëdha se 5MB” apo “të bëra më shumë se një herë forward“.
Ndërkohë një video shpjeguese është ngarkuar në profilin zyrtar në YouTube të aplikacionit të chat-imit.