Sipas radhës Xiaomi duhet të ishte duke sjellë Redmi Note 10, por sipas Digital Chat Station nga Kina, kompania do të sjellë tre smartphonë të rinj të serisë Redmi Note 9.
Pika më interesante e raportit është se njëri nga modelet do të ketë një sensor kryesor kamere pre 108MP. Ai do të vijë nga Samsung e po flasim pikërisht për sensorin fringo të ri ISOCELL HM2 i cili doli jo më larg se ndonjë muaj më parë.
Një telephoto dhe një macro gjithashtu janë në diskutim.
Po çfarë po ndodhe me Redmi Note 10?
Ndoshta kompania do ta shtyjë për gjysmën e parë të vitit tjetër ose ka vendosur të bëjë skip serinë 10. Më shumë informacione do të kemi në fund të muajit kur pritet edhe lançimi i treshes së re.