Halloween ndryshe do të jetë ky, infermieren, mumjen e zombin e gjakosur do të duhet t’i bëjmë në shtëpi kësaj here.
Në mungesë të grumbullimeve e miqve, ngushëllimin do ta gjejmë tek teknologjia e realitetit i shtuar Augumented Reality. Google ofron prej kohësh një sërë karakteresh 3D të cilët mund të shihen përmes kamerës së smartphonit, e të regjistrohen edhe si video.
Mes dinosaurëve dhe kafshëve të ndrzshme kësaj here platforma ka shtuar një sërë karakteresh te dedikuar festës së tmerreve.
Gjithçka të duhet është një smartphone apo tablet, aplikacioni Google ose Google Search nëpërmjet browserit të smartphonit.
Shkruaj njërin nga këto terma; “Halloween,” “Jack-o-lantern,” “human skeleton,” “cat,” “dog,” ose “German Shepherd.”
Më pas rrëshkit për poshtë, brenda skedarit të parë do të gjesh karakterin virtual. Trokit mbi “View in 3D“
Këtu mundesh të zgjedhësh dimensionin e tij dhe ta lëvizësh përqark ekranit. Për ta pasur në dhomën tënde trokit mbi “View in your space“
Shërbimi do të të kërkojë që të lëvizësh kamerën përqark për të llogaritur hapësirë ku do të shfaqë karakterin e më pas do e shfaqë. Nga këtu do mund ta ridimensionosh atë e ta zhvendosësh nëpër hapësirë. Rrethi i bardhë poshtë shërben si buton kaere për të bërë foto apo video.
Tërhiqe lart fundin e ekranit për të nxjerrë katalogun e karaktereve të tjera, dhe zgjidh kë të duash. Je gati për një super postim në Instagram.