Nëse dikujt smartphonët më të fundit të OnePlus po i duken pak të shtrenjtë, kompania sjell edhe kësaj here versionin T të gjeneratës 8.
Jo më i liri i mundshëm, por $749 për atë çka OnePlus 8T ofron janë më se të justifikueshme.
Një ekran masiv prej 6.55″ i cili rifreskohet 120 herë në sekondë. Karikim super i shpejtë Warp Charge 65. Bateria prej 4,450mAh duhet të mbushet për një ditë të plotë përdorim në vetëm 15 minuta dhe karikimi i plotë për 40 minuta.
Katër kamera do të vijnë tek OnePlus 8T. 48MP kamera kryesore me OIS, 16MP me kënd ultra të gjerë, si dhe një kamera makro dhe një monokromë.
Largimi i bashkëthemeluesit të kompanisë Carl Pei mund të interpretohet si shenjë e keqe për kompaninë, por me smartphonët e rinj, televizorët dhe gjithë linjën e produkteve që priten nuk duket aspak kështu. Ai është shprehur se këtë largim po e bën për t’iu dedikuar më shumë familjes dhe për të ndjekur disa ëndrra të vjetra.