Dashuria mes gamerave dhe ndjekësve të vetë konfirmohet edhe një herë gjatë një ndodhie të paprecedent në Brazil, ku një gamer është vënë në rrezik për jetën dhe fansat e vetë lajmëruan policinë.
Guilherme Menezes me pseudonimin Guixxm ishte duke bërë stream kur dikush i hoqi kufjet dhe i vuri një pistoletë në kokë. Më pas atë e çuan në dhomën tjetër ku ishin edhe familjarët e tij që po kërcënoheshin nga një hajdut tjetër me një maçete në dorë.
Ndërsa hajdutët mblidhnin sendet me vlerë një nga fansat e tij, i cili i dinte edhe shtëpinë lajmëroi policinë. Kjo e fundit u trega e shpejtë në reagim, forcat e rendit arritën në kohë dhe arritën të ndalonin njërin prej keqbërësve i cili u kap me një pistoletë fallco në posedim.
Tjetri arriti të shpëtonte.
Guilherme tha se më shumë se gjithçka ai ishte shqetësuar për të atin që ishte i moshuar dhe kishte probleme me zemrën. Ai vetë ishte përqëndruar tek loja dhe madje kur i vunë pistoletën në kokë fillimisht mendoi se dikush po i bënte ndonjë lojë vetëm kur e çuan në dhomën tjetër u ndërgjegjësua.
Për fat të mirë gjithçka përfundoi më së miri. Ai falenderon ndjekësit e tij dhe ndjehet i lumtur se ka një profesion të tillë ku njerzit qe e ndjekin kujdesen për të.