Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Gameplay i Valhalla vërteton se ky do të jetë një Assassin’s Creed si asnjë tjetër më parë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Gaming > Gameplay i Valhalla vërteton se ky do të jetë një Assassin’s Creed si asnjë tjetër më parë
Gaming

Gameplay i Valhalla vërteton se ky do të jetë një Assassin’s Creed si asnjë tjetër më parë

Last updated: 13 Korrik, 2020 1:57 pm
Ndaj
5 Min lexim

Ubisoft lançoi trailerin e mënyrës së lojës së Assassin’s Creed Valhalla dhe na lejoni t’ju themi se kjo do të jetë pa asnjë pikë dyshimi gjenerata më epike e të gjithë serisë. Përveç ngjyrimit special që atmosfera vikinge i vesh lojës, dinamika, avancimi dhe aksioni i Valhalla janë lart! Shumë lart!

Historia tashmë e ditur e Eivorit dhe luftëtërëve të tij apo saj përshkon periudhën e pushtimeve vikinge të brigjeve Angleze.
Ajo për të cilën të gjithë po shpresonim konfirmohet që në fillim të videos, teksa grafikat tregojnë lundrimin e anijeve totalisht të mundur. Nuk dihet ende për beteja në det të hapur por mësymjet nga anija në qyteza bregdetare janë një pjesë aksioni e veçantë teksa luftëtarët të ndihmojnë në detyra të ndryshme si luftimet me armiqtë, thyerja e dyerve dhe vjedhja e mallrave të rënda.

Përgjatë gjithë sagës së AC jemi mësuar tashmë të shohim ndërtimin e qyteteve të reja, por asnjëherë nuk kishim parë shkatërrimin e të vjetrit, si një aspekt i ri gati për tu eksploruar në një open world në dukje mjaft të detajuar . Prej rrënojave të vjetra kolonizimet vikinge nisin të marrin jetë, sa më shumë materiale të mbledhësh aq më të fuqishme bazat e tua. Më të fuqishme bazat më efektiv pushtimi i Britanisë.

Pa_titull.png

 

Ndërsa armiqtë dhe dyluftimet janë pikërisht qejfi i vërtetë në këtë lojë.
Asnjherë nuk kemi parë kaq larmi arketipesh armiqsh dhe aftësish të tyre. Secili kundërshtar sifdon në mënyra të ndryshme, për më tepër disa prej tyre do të bashkohen me aleatët e tyre dhe do lëshojnë një sulm të koordinuar, njejtë si ti. Ndërsa të tjerë do të të qëllojnë me objekte afër tyre, përfshi këtu edhe kufomat që dergjen në fushë-betejë.
Por nga ana tjetër edhe Eivor është më i pajisur se kurrë, me një kundërpërgjigje për këdo, mënyra të reja dyluftimi, lëvizje të dedikuar për të të dhënë mundësinë e krijimit të stilit tënd unik dhe së fundmi varietet armësh si asnjëherë më parë kurorëzuar nga sëpatat klasike vikinge.
Grafikat e vdekjes së kundërshtarit kanë marrë trajtim gjithashtu, aq sa ndonjëherë ngatërrohesh nëse je në Assassin’s Creed apo Mortal Combat.

ezgif.com-video-to-gif.gif

 

Eksplorimi dhe artizanati vazhdojnë të mbeten pikë integrale e lojës, teksa zbulon zona të reja. Hetimi i siteve pagane si dhe grumbullimi i materialeve dhe gjuetia do të rafinojnë armatimet e tua.
Kujtojmë që historia kryesore e një AC nuk përbën zakonisht as 40% të të gjithë lojës, thënë kjo edhe Valhalla do jetë e mbushur me side quests dhe sekrete.

Rikthehemi tek mësymja e ushtrisë tënde si element i ri dhe shumë tërheqës i kësaj serie. Teksa futesh më thellë në Angli, edhe qëndresat forcohen, duke bashkëpunuar me luftëtarët e tu shpesh do të duhet të penetrosh fortesa të fuqishme, të përballesh me ushtritë kundërshtare dhe të gjesh strategjinë e duhur. Si kurrë më parë Valhalla teston edhe aftësitë organizuese të lojtarit.

ezgif.com-video-to-gif_1.gif

Mitologjia dhe tradita nordike është në qendër të lojës, e megjithatë protagonisti i lojës mund të ndryshohet sipas preferencës. Do të ishte naive të mendonim se një protagoniste femër u prezantua në lojë vetëm për të qetësuar gjakrat e trazuar këto javët e fundit, pasi loja ka të paktën një vit që punohet. Por zgjedhja për të mbajtur Eivorin femër gjatë gjithë trailerit zyrtar, nuk kaloi pa u vënë re.

Këto janë përshtypjet e para nga materiale të zgjedhura nga vetë Ubisoft sigurisht, për një opinion të saktë do të na duhet të presim derisa ti vëmë duart mbi të për një review.
Dalja zyrtare është shënuar në kalendar për 17 Nëntor.

 

 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Thellohet skandali i ngacmimeve seksuale në Ubisoft
Tjetra Mendon se je ekspert emojish? Ja disa interpretime të huaja që mund të të kursejnë telashet

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Gaming

Epic Games fiton betejën gjyqësore kundër Google

14 Dhjetor, 2023
Gaming

Call of Duty: Modern Warfare po shkakton mbi-nxehje tek PS4

27 Qershor, 2020
Gaming

PlayStation 5 lancohet ne fund te 2020

30 Tetor, 2019
Gaming

Sony ka shitur mbi 65 milionë njësi PS5

12 Nëntor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?