Pas disa vitesh sukses në disa tregje mjaft të rëndësishëm në botë, Vivo më në fund hyn edhe në Evropë. E sidomos tani që boshllëku i Huawei duhet të plotësohet nga dikush.
Marka kineze tashmë do të tregtohet edhe në Itali, Poloni, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar.
Smartphoni lider i kompanisë do të jetë vivo X51 5G. I cili do të fillojë tek çmimi £749 për 8GB/256GB. Një ekran 6.56″ AMOLED 90Hz, 4,315mAh bateri dhe karikim 33W.
Në pjesën e pasme do të ktë një set të trefishtë kamerash me 48MP kryesoren e cila për herë të parë prezanton një stabilizim gimbal OIS – micro me katër akse.
Pas tij do të vijnë Y70 dhe Y20s, si kategori e mesme dhe pesha e lehtë Y11s me Snapdragon 460 dhe 5000mAh bateri.
Vivo prezantoi gjithashtu partneritetin me UEFA për kampionatin Euro 2020 por edhe Euro 2024. E së fundmi kompania ka premtuar ndryshime në ndërfaqjen e saj për t’u përafruar me Android e pastër për nevojat e evropianëve.