Shazami dhe aftësia për të gjetur cila këngë po luhet na ka ndryshuar jetën. Ama kur një këngë të ka ngelur në mendje nuk po e gjen askund dhe gjithçka mund të bësh është ta interpretosh me gojë mbyllur apo la la la, Shazami është i padobishëm.
Epo vetë Google hidhet në aksion dhe duke filluar nga sot mjafton të mbash mend vijën melodike të këngës, t’ia interpretosh smartphonit tënd, dhe shërbimi do ta gjejë për cilën këngë bëhet fjalë.
Aplikacioni e ka marrë këtë përditësim nga sot për Android dhe iOS. Hap programin, shko tek kërkimi dhe shtyp ikonën e mikrofonit, poahtë sat është opsioni kërko një këngë. Frekuencat dhe dallgët e interpretuara nga ti, Google me anë të machine learning arrin ti kthejë në kod. Këtë kod më pas e krahason me librarinë e vetë gjigande dhe të shfaq rezultatin.
Kështuqë po edhe atë fiksimin në radio që nuk e kape dot me Shazam, apo edhe atë këngën që nuk po të vjen në mendje titulli mund ta gjesh si quhet e më tej edhe ta luash.
Sigurisht në varësi të stonaturës.