Më 22 tetor pritet që Huawei të shfaqë linjën Mate 40 dhe duket se ka vendosur të mburret që tani për aftësitë e kamerës.
Kreu i njësisë së smartphonëve Huawei He Gang ka postuar në Weibo një foto të Hënës në mes të ditës, duke shfaqur detaje mbreslënëse të sipërfaqes së saj.
Duket se aftësia e zmadhimit do të jetë fushëbeteja e radhës.
Huawei ka qenë ndër të parat që fotografimin e Hënës e ka përdorur si njësi matëse për zmadhimin më të mirë. Kompania përpiqet gjithnjë që të përmirësojë kamerat e veta ndaj presim surpriza edhe këtë radhë.
Huawei Mate 40 pritet të vijë në sasi të limituar, kjo për shkak të sanksioneve ndaluese për prodhimin e proçesorve prej kompanive amerikane. Priten së paku dy versione: Mate 40 dhe Mate 40 Pro e ndoshta edhe një Porsche Design.