U bënë tashmë 3 vjet që fenomeni Fortnite ka pushtuar konsole e smartphona në mënyrë dominuese. Dhe për të celebruar këtë ditëlindje të tretë, Epic Games ka vendosur që t’i fryjë qirijve me të gjithë lojtarët bashkë.
Deri sa të vijë data e eventit të madh, Fortnite sjell një sërë sfidash të cilat të shpërblejnë në XP dhe objekte kozmetike, të gjesh tortat e ditëlindjes është një prej tyre.
Njëra prej tyre kërkon që t’i gjesh këto torta dhe të bësh një kërcim përpara tyre, ndërsa tjetra kërkon që të marrësh health ose të mbrohesh prej tyre.
Gjetja e tyre në lokacione të ndryshme nëpër ishull mund të jetë e vështirë ndaj ja një listë e saktë se ku janë fshehur ato.
-Slurpy Swamp (moçali) : Ndodhet afer furgonit te reboot.
-Holly Hedges: Ngjitur me furgonin poashtu.
-Weeping Woods: Ngjitur me portën hyrëse të ndërtesës më të madhe
-Sweaty Sands: Kërko për tabelën Food, Fishing, Fun, torta duhet te jetë aty.
-Misty Meadows: Torta është fiks pas shatërvanit prej guri.
-Salty Springs: Edhe këtu torta ndodhet pranë furgonit.
-Doom’s Domain: Torta ndodhet përballë një shtëpie të verdhë ngjitur me statujën e Dr. Doom.
-Retail Row: Shko tek parkingu dhe kërko përsëri furgonin, ngjitur me të.
-Lazy Lake: Torta ndodhet pranë ndërtesës më të madhe.
-Dirty Docks: Po, e gjete, pranë furgonit reboot.