Nuk qenka vetëm Fortnite, luftës i bashkohet edhe Spotify, Tinder dhe një sërë zhvilluesish të tjerë të cilët formojnë një koalicion në kërkim të trajtimit të barabartë.
The Coalition for App Fairness (koalicioni për paanësi ndaj aplikacioneve) është një organizatë jo-fitimprurëse e bazuar në Washington dhe duke nisur nga kjo e mërkurë kërkon ndyshime ligjore të cilat do të ndalojnë Google dhe Apple nga favorizimi e aplikacioneve të veta në sistemet operative Android dhe iOS.
Shenjestra e grupit është Apple megjithëse edhe Google nuk shpëton, të dyja platformat hoqën Fortnite nga dyqanet e tyre pasi Epic vendosi një mekanizëm i cili shmangte pagesën prej 30% që dy platformat marrin për çdo blerje në lojë.
Ky 30% është bërë i padurueshëm për të gjithë mesa duket teksa lëvizjes i bashkohen krijuesit e Match Group, Tile, Basecamp, ProtonMail dhe shoqata mediatike Europiane.
Kur të kthehen të gjithë kundra, diçka po ndodh, por nëse këto lëvizje do të sjellin ndonjë ndryshim të konsiderueshëm mbetet për t’u parë.
Kujtojmë këtu që vetëm pak kohë më parë gjykata vendosi në favor të Apple dhe jo Epic.