Që një shërbim të bëhet viral duhet ose thjesht një goditje fati ose muaj e muaj studim e përshtatje derisa ta bësh si duhet.
Reels erdhi pak javë më parë në përpjekje për të futur gjithë TikTokun në një seksion më vete në Instagram. Videot 15 sekondëshe janë mirëpritur por sidoqoftë ka pasur kritika të vazhdueshme, për të sjellë Reels 1 minutëshe, njëjtë si tek aplikacioni i ByteDance.
Instagram tregohet e zgjuar teksa premton të sjellë mundësinë e Reels më të gjata por vetëm 30 sekonda. Kjo për të stimuluar kontentin origjinal dhe jo thjesht postimin e videove nga TikTok në Insta, siç ndodhi me videot 15 sekondëshe.
Një tjetër pikë e fortë e TikTok ka qenë lehtësia me të cilën modifikohen videot në të, sinkronizimi i audios dhe prerjet e pastra. Në këtë drejtim Reels janë pak më manuale. Instagram premton se do të sjellë ndryshime edhe në këtë sektor në ditët në vijim.