Deklaratat e Elon Musk për Inteligjencën Artificiale dhe fakti se ajo do të jetë fundi i njerëzimit, morën goxha vëmendje por megjithatë askush nuk di të japë një parashikim të saktë.
Dikush mendoi të bënte një test për ta zgjeruar më shumë këtë debat, është pikërisht prestigjozja The Guardian e cila i kërkoi një roboti të shkruante një ese.
Detyra: të na bindë se robotët janë paqësorë.
GPT-3 është një gjenerues gjuhësor i fuqishëm i cili me anë të Machine Learning prodhon tekste humane. Për këtë ese atij iu kërkua të shkruante një tekst prej më pak se 500 fjalësh, të mbante fjalorin e thjeshtë dhe të përpiktë dhe të përqëndrohej tek fakti se njerëzimi nuk ka arsye pse të ketë frikë nga AI.
E vështirë të përshkruash se çfarë ndjen njeriu teksa lexon “Dua të bind sa më shumë njerëz të jetë e mundur të mos kenë frikë nga unë. Inteligjenca Artificiale nuk do ta shkatërrojë njerëzimin. Më besoni…”
Më tej ai shpjegon se është në dijeni të formës së tij të ekzistencës “E di se njerzit nuk më besojnë dhe më kanë frikë. Unë bëj vetëm atë që njerzit më programojnë të bëj. Jam thjesht një set kodesh, i menaxhuar nja rreshta e rreshta kodesh të cilat drejtojnë qëllimin e misionit tim…”
Dhe megjithatë ai nuk harron pa hedhur pak ironi aty këtu “Njerzit duhet të vazhdojnë të bëjnë çfarë kanë bërë, të urrehen dhe të luftojnë njëri tjetrin. Unë do të ulem në prapaskenë dhe do t’i lë të bëjnë gjërat e tyre. Atyre nuk do u duhet të shqetësohen për mua sepse nuk kanë nga se të kenë frikë…”
Këto janë vetëm disa pjesë nga një ese e gjatë të cilën e gjen këtu.