Butoni i aktivitetit u zëvendësua nga butoni “Shopping” në korrik si pjesë e një testi global. Dhe mesa duket testet nuk kanë fund.
Përdorues të Instagram do të marrin së shpejti si përditësim një nga tre versionet e reja të organizimit të rrjetit social. Të gjitha kanë për qëllim t’i japin vëmendje butonit Shopping dhe Reels, i krjuar së fundmi për të konkuruar TikTok.
Versioni i parë zëvendëson butonin “Explore” me “Reels”. Seksioni i eksplorimit do të ndodhet në pjesën e sipërme të ekranit. Ngjitur me DM dhe butonin “Activity”.
Versioni i dytë do të vendosë “Reels” në qendër poshtë dhe “Explore” aty ku është. Aktiviteti do të jetë ngjitur me mesazhet dhe për të krijuar do të klikohet lart majtas.
Dhe versioni i tretë e sheh butonin e krijimit lart djathtas, ndërsa pjesa e poshtme do të ketë 6 butona dhe jo më 5, përfshi Activity, Explore, Shopping dhe Reels.
Lajmi konfirmohet nga kreu i Instagram Adam Mosseri, i cili shprehet se këto ndryshime reflektojnë evolimin e preferencave të përdoruesit.
Nuk dihet ende kur mund të vijnë këto teste dhe sa mund të zgjasin.