Sa herë që krijojmë një llogari të re apo shkarkojmë një aplikacion proçesi është fare i thjeshtë: next, next, next derisa të kesh kryer punë.
E kush është ai maniak që i lexon kushtet e përdorimit?
Epo ndryshimin më të fundit të rregullave dhe kushteve të përdorimit të Facebook, do ta lexosh se s’bën. Jo për gjë por vetë platforma do të të njoftojë me një mesazh, dhe ndryshimi i ri duket goxha i frikshëm.Përdorues në disa zona të Amerikës janë duke marrë një mesazh ku u thuhet se FB do të çensurojë pa e zgjatur fare nëse postimet e tua i hapin punë me ligjin.
“Hyn në fuqi më 1 tetor 2020. Seksioni 3.2 i kishteve tona të shërbimit do të përditësohen për të përfshirë gjithashtu: “Ne mund të heqim ose kufizojmë aksesin tek kontenti jot, tek shërbimet apo informacioni nëse gjykojmë se kjo është e arsyeshme mjaftueshëm për të shmangur ndikime ligjore apo rregulluese ndaj Facebook.”
Po, pikërisht kështu nuk do të çensurohesh për moskorrektësi, disinformim, ilegalitet apo shpërndarje keqinformimi të rrezikshëm, por vetëm për të shmangur gjobën apo sanksionet ligjore që kompania mund të pësojë nëse e lejon.
Reagimi në publik ka qenë i përzjerë, disa akuzojnë për shkelje lirie ndërsa të tjerë spekulojnë se kjo ka të bëjë drejtpërsëdrejti me fushatën elektorale.
Të shohim nëse do të vijë mesazhi edhe në Shqipëri.