Për 75 vjetorin e industrisë nukleare ruse, Rosatom State Energy Corporation ka deklasifikuar pamje të papublikuara të shpërthimit më të madh në histori të bërë nga dora e njeriut.
RDS-220 ose Tsar Bomba, ishte një bombë me hidrogjen e cila shpërtheu me fuqinë e më shumë se 50 milion tonë TNT. Sa e madhe? Epo si fillim shpërthimi u krye në bregun e Severny Island në Oqeanin Arktik, ajo shpërtheu 4,000 metra mbi tokë dhe shoku ishte kaq i madh sa kapi edhe avionin lëshues i cili ishte 120km larg. Piloti manovroi dhe u ul i sigurtë.
Shpërthimi mund të shihej edhe nga 998km larg. Kërpudha u ngrit 67km lart, 7 herë më lartë se mali Everest. Në Norvegji dhe Finlandë raportohen dëmtime në xhamat e dritareve etj.
Video tregon në fakt fuqinë shkatërruese të kësaj bombe por edhe paranojën dhe efektet që mentalitetet e luftës shkaktojnë tek planeti dhe popullata.
Ky test ishte i fundit mbi tokë.
Traktati i limitimit nga periudha Obama, për limitimin e e numrit të armëve nukleare që USA dhe Rusia mund të prodhojë duhet të përfundojë shpejtë dhe nuk nduket se do të rinovohet. Të dy kombet po eksperimentojnë aktivisht për alternativa të reja nukleare, pamjet e bombës Tsar përtej shuajtjes së kuriozitetit nuk do t’a ndryshojnë natyrën njerëzore.