Fiks në kohë kur kontradita për vaksinën rritet Elon Musk ka lajme për entuziastët e nismës Neuralink. Qëllimi i tani për tanishëm i kompanisë është të krijojë një pajisje të implantueshme e cila do të lejojë njerzit të kontrollojnë smartphonët apo kompiuterat me mendje.
Fillimisht ai lajmëroi se në 28 gusht do të kemi pamjet e para të progresit të kompanisë dhe sipas llogarisë i bie këtë të premte. Musk e mban fjalën teksa rikujton se ditën e premte në 6PM ET në orën tonë i bie ora 12:00 e mbrëmjes.
Në këtë paraqitje do të shfaqet edhe një robot i aftë të implementojë teknologjinë në tru dhe një demo të disa neuroneve që ndizen aty për aty.
Edhe për njeriun pas Tesla dhe SpaceX kjo ndërmarrje është shumë ambicioze. Kompania do të përdorë elektroda elastike më të holla se floku i njeriut. Sisteme të tilla aktuale përdorin elektroda të ngurta për këtë punë të cilat mund të shkaktojnë dëme. Ndaj edhe roboti i mësipërm është i domosdoshëm pasi pretendimi i tyre është ekstremisht i vështirë për t’u realizuar.
Shënoje datën dhe le të shohim bashkë ku po shkon e ardhmja dhe sa sukses do të ketë Elon kësaj radhe. Nuk është e qartë ende se ku do të shfaqet lidhja live, YouTube duket si alternativë e mundshme.