Galaxy Z Fold 2 5G u prezantua më herët këtë muaj bashkë me Note 20, megjithatë nuk u zbuluan shumë detaje mbi opsionet, çmimet apo disponibilitetin.
Një video e rrjedhur së fundmi na jep një ide më të qartë të potencialit të këtij smartphoni. Bëhet fjalë për një reklamë zyrtare, të publikuar nga leakeri Abihshek Yadov ku aparati duket në të dyja ngjyrat si dhe opsionet produktive të tij.
“Adaptive Flex Mode” lejon të bësh foto dhe video hands-free, aktivizohet duke e përthyer deri në gjysëm ndërsa aplikacioni i kamerës është hapur. Nga njëra gjysmë operon kamerën në gjysmen tjetër mund të shohësh fotot e shkrepura.
Multitasking merr një vëmendje të veçantë, me mënyra të ndryshme navigimi, drag and drop dhe tre aplikacione njëkohësisht njëri krah tjetrit.
Ndërfaqja Flex UI lejon të përdorësh një aplikacion në njërën anë dhe një tjetër në anën tjetër. Në një anë të shohësh një video në YouTube në anën tjetër të kërkosh video të tjera.
Samsung Z Fold 2 Advertisement Leaked. pic.twitter.com/T2e6e6ENls
— Abhishek Yadav (@yabhishekhd) August 22, 2020
Dhe për ta përmbyllur i gjithë ky kontent do të mund të shijohet në shkallë rifreskimi 120Hz. Data e rezervimit vazhdon të ngelet ende e paqartësuar por ndërkohë kanë filluar rezervimet.