Apple prezantoi Apple Intelligence si një ndër arsyet kryesore për të blerë një iPhone 16, por duket se shumica e blerësve të smartphone-ve janë më tepër të interesuar për bazat – si jetëgjatësia e baterisë. Një sondazh nga CNET zbuloi se vetëm një pakicë e konsumatorëve po përdorin aktualisht veçoritë e AI në telefonat e tyre inteligjentë dhe si pasojë shërbimet AI nuk janë arsyeja kryesore për blerjen e një smartphone-i të ri.
Adoleshentëve ju dukej se argumenti i inteligjencës artificiale ishte bindës, me 30% të tyre që thanë se do të blinin një smartphone të ri për shkak të AI. Megjithatë kjo gjë nuk konsiderohej shumë nga blerësit adultë. Sondazhi zbuloi se vetëm 10% e përdoruesve të smartphone-ve aktualisht përdorin AI për detyra si editimi i fotografive dhe vetëm 12% përdorin shërbime gjeneruese të AI si ChatGPT. Vetëm 14% e tyre thanë se ishin të gëzuar për veçoritë e ardhshme të AI.

Personat që morën pjesë në sondazh vlerësuan si motivuesin kryesor për të blerë një smartphone të ri jetëgjatësinë e baterisë (61%). Faktorë të tjerë të rëndësishëm u konsideruan dhe hapësira ruajtëse më e madhe si dhe përditësimet e bëra në kamera. Vetëm 18% thonë se integrimi i AI është motivuesi kryesor i tyre për të përmirësuar telefonin.
Kur u pyetën nëse do të ishin të gatshëm të abonoheshin për të përdorur shërbimet AI në smartphone, gati gjysma e të anketuarve thonë se nuk janë të gatshëm të paguajnë para shtesë.