Pale sa herë na ka dalë zemra vendit kur teksa kemi qenë duke kërkuar ato AllStarsat e vjetra, dhe në komedinë kemi gjetur ndonjë merimangë të stërmadhe.
Instiki i vetëmbrojtjes të dikton ta vrasësh, por që të jemi korrekt me moralin e 2020 dhe universin, në rast se jeta vërtetë nuk na rrezikohet më mirë të mos e vrasim dhe për ta kuptuar çfarë me cilën lloj merimange kemi të bëjmë Australia ka krijuar Shazamin e merimangave dhe gjarprinjve.
Siç mund edhe të kesh dëgjuar dy kafshët e mësipërme në kontinentin e poshtëm janë një problem serioz, të përmasave më të frikshme të imagjinueshme.
Agjensia kombëtare e shkencës CSIRO dhe disa nismëtarë të tjerë kanë krijuar aplikacionin Critterpedia, i cili në rast kontakti me një merimangë apo gjarpër mjafton të ngarkosh një foto dhe do të të informojë për rracën, origjinën, dhe vetitë e tij.
Duke përdorur I.A dhe GPS aplikacioni mund të njohë deri në 2000 specie, kështu herën tjetër kur një turist apo rezident të përballet me një ekperiencë të tillë, të njohë specien dhe të kuptojë nëse vërtetë rrezikon jetën apo të mos shqetësohet fare.