Duke hyre në histori si ora më e shtrenjte e shitur në ankand në Mbretërinë e Bashkuar, Rolex Daytona John Player Special u shit për $1.5 milion.
Kjo orë e vitit 1969 prej 18K flori fillimisht besohej se do të shitej për $400,000 – $800,000 por gjatë ankandit të mbajtur tek Sotheby’s vlera e saj kapi përplot $1,545,723. Kjo ishte njëkohësisht edhe shitja më e madhe online për Sotheby’s.
Emri i orës vjen nga kasa prej floriri, dhe ndërtimi i byrzylykut e cila kombinohet me një shirit të zi. Ky është i njejti kombinim ngjyrash i Lotus Formula 1 John Player Special i viteve 70, nga ku ka marrë edhe emrin.
Ndërsa ka disa versione çeliku të orës , Sotheby’s thotë se vetëm 10 copë gold ekzistojnë në botë.